Tenisti Novak Gjokovic ka zbuluar se ai po bën tifo për Italinë kundër Anglisë në finalen e Euro 2020, vetëm disa orë pasi ai përballet me Italianin Matteo Berrettini në Wimbledon.
Të dy ngjarjet do të zhvillohen nesër në Londër, vetëm 15 milje larg.
Berrettini është italiani i parë pas 144 vitesh histori në Wimbledon që ka arritur në finale, si nga kategoria e meshkujve ashtu edhe nga ajo e femrave.
“Futboll dhe tenis, mrekulli, është fantastike!” tha Gjokoviç për “Sky Sport Italia”.
“Berrettini nuk ka shumë për të humbur kundër meje, ndoshta Italia ka më shumë për të humbur me Anglinë. Shpresoj që të jenë një çift i mrekullueshëm ndeshjesh dhe që Italia të fitojë vetëm në mbrëmje!”, tha më tutje ai. /Gazeta Sinjali Sporti/