image Shaw luajti me brinjë të thyer në EURO 2020

Futboll

Shaw luajti me brinjë të thyer në EURO 2020

news image

Luke Shaw luajti për Anglinë në Euro 2020 duke e duruar dhimbjen e brinjëve të thyer. Ai këtë lëndim e kishte marrë në ndeshjen e 1/8 së finales.

Ndonëse më brinjë të thyer, paraqitjet e tij ishin mbresëlënëse.

Mbrojtësi i majtë i Manchester Unitedit ishte njëri prej lojtarëve kryesorë që i ndihmoi Anglisë të arrijë deri në finale, ku u mposht në penallti nga Italia.

Shaw e shënoi golin hapës në finale, pas vetëm dy minutave lojë, i cili ishte i pari për atdheun e vet.

Ai luajti 90 minuta të plotë në atë ndeshje më Gjermaninë, si dhe ishte titullar në të dy ndeshjet që zgjatën nga 120 minuta secila, gjysmëfinalen kundër Danimarkës dhe finalen kundër Italisë.

Mirëpo, Manchester Unitedi ndihet i shqetësuar për gjendjen e tij tani.

The Telegraph raporton se klubi dëshiron që sa më shpejt ta ketë Shaw-n në qendrën stërvitore Carrignton, për t’ia analizuar gjendjen e lëndimit dhe për të parë se sa gjatë do të mungojë ai./GazetaSinjaliSporti/