image Mancini: Finalja arritje e mirë, por duam ta fitojmë

Futboll

Mancini: Finalja arritje e mirë, por duam ta fitojmë

news image

Italia dhe Anglia do të takohen nesër (e diele) në kuadër të finales së EURO 2020, transmeton Sinjali Sport.

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Anglisë do të përballen të dielën nga ora 21:00 në “Wembley”, në kuadër të finales së Kampionatit Evropian.

Trajneri i Azzurëve, Roberto Mancini ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes finale.

“Pasi të keni arritur në finale është tashmë një arritje e mirë, por nuk është e mjaftueshme. Do të jetë një sukses vetëm nëse arrijmë të fitojmë të dielën, ne kemi bërë paraqitje të mira deri më tani, por në fund të ditës, është fitimi që vlen”, tha ai.

“Anglia do të ketë përparësi pasi do të luaj si vendas, veçanërisht për shkak të kufizimeve të COVID, vetëm 1.000 tifozë mund të udhëtojnë nga Italia dhe duhet të qëndrojnë në një flluskë. Pas një viti e gjysmë pa tifozë në stadium, ne jemi të lumtur që kemi njerëz të pranishëm”, shtoi selektori italian.

Ne duhet të bëjmë presion ndaj Anglisë dhe të përpiqemi të marrim epërsinë. Është e qartë, ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, i fortë fizikisht dhe teknikisht, një skuadër që lufton fort. Do të jetë një betejë deri në fund. Kjo mbetet një ndeshje futbolli, kështu që ne duhet të luajmë me përqendrim dhe gjithashtu me gëzim. Ju nuk mund të luani futboll kur jeni i tensionuar ose nervoz, keni nevojë për llojin e duhur të presionit dhe përpiquni të kënaqeni edhe ju. Është mënyra e vetme për të fituar një Finale”, vazhdoi ai.

Unë jam krenar për atë që kanë bërë djemtë deri më tani, pasi nuk ishte e lehtë, por ata besuan që nga dita e parë. Arritja në finale është një arritje e mirë, por nuk mjafton duhet ta fitojmë atë”, përfundoi Roberto Mancini. /Gazeta Sinjali Sporti/