image Ten Hag kritikon lojtarët e tij që u larguan nga stadiumi para se të mbyllej ndeshja: Është e papranueshme

Futboll

Ten Hag kritikon lojtarët e tij që u larguan nga stadiumi para se të mbyllej ndeshja: Është e papranueshme

news image

Menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag ka kritikuar disa nga futbollistët e tij pasi u larguan nga skuadra para se të mbyllej ndeshja.

Gjatë miqësores së fundit të luajtur ndaj Rayo Vallecanos, Cristiano Ronaldo pasi kompletoi 45 minutat në ndeshje, më pas u zëvendësua, dhe u pa duke ikur jashtë stadiumit, duke mos e ndjekur pjesën e dytë.

Erik ten Hag pranoi se nuk ishte vetëm Cristiano Ronaldo që e bëri këtë, por kishte edhe disa të tjerë.

Ai e ka quajtur këtë si të papranueshme, duke theksuar se skuadra duhet të qëndrojë deri në fund.

“Unë sigurisht që nuk e pranoj këtë. Mendoj se kjo është e papranueshme. Për të gjithë.

“Ne jemi një ekip dhe ju duhet të qëndrojmë deri në fund”, u shpreh Ten Hag.

/GazetaSinjaliSport/