image Temperaturat deri në - 7 gradë Celsius/ Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Temperaturat deri në – 7 gradë Celsius/ Parashikimi i motit për sot

news image

Sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që lamë pas, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ky institut parasheh që temperaturat minimale do të arrijnë deri në -7 gradë Celsius, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./GazetaSinjali/