image Temperatura të larta, erëra të forta e shkarkime elektrike/ Moti për 5 ditët e ardhshme

Kosovë

Temperatura të larta, erëra të forta e shkarkime elektrike/ Moti për 5 ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e nesërme deri më 6 gusht temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.

Tutje ata kanë njoftuar se krahas temperaturave të larta nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta. Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale  e fortë”, thuhet në njoftim.

Instituti ka apeluar qytetarët që të respektojnë këshillat e IKSHPK-së dhe njëkohësisht të mos ndezin zjarre.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente”, thuhet tutje në njoftim.

May be an image of map

/Gazeta Sinjali/