image Temperatura deri në 38 gradë/ Moti për dy ditët e fundit të korrikut

Kosovë

Temperatura deri në 38 gradë/ Moti për dy ditët e fundit të korrikut

news image

Prishtina Weather ka njoftuar se në dy ditët e fundit të muajit korrik mbetet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat maksimale mbesin të larta dhe luhaten nga 36C deri 38C.  Vapa afrikane me temperatura maksimale mbi 35C mbetet prezente edhe javën e ardhshme.

Gjatë ditës së nesërme do të ketë mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 18C deri 38C, e në vise malore nga 17C deri 28C.  Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 6-10m/s, me hove deri në 13m/s në Dukagjin.

Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell.  Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta”, njofton Prishtina Weather.

Kurse edhe të shtunën do të mbetet mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. 

Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 18C deri 37C, e në vise malore 16C deri 28C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s. 

Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor, por edhe prezencës së pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare, vende-vende”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/