Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka lëshuar sallën e Kuvendit, derisa në seancë po diskutohej për masat emergjente për energjinë.
Berisha ka thënë se s’do të jetë pjesë e kësaj seance ku flitet për energji, e jo për situatën e sigurisë në vend.
Ai i ka kërkuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’ia heq mëditjen.
“Keni thirrë seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantu situatën si të qetë e të mirë dhe kurrgjë s’po ndodh…Unë z.kryetar s’do të jem pjesë e kësaj seance. Hiqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha.