Televizioni publik i Serbisë (RTS), në shkrimin ku ka raportuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut dhe Podujevë, Kosovës i është referuar si Republikë.
Në fillimin e përshkrimit të këtij artikulli thuhet ‘Presidenti i Republikës së Kosovës…’
Ky përshkrim i RTS-së ka ngjallur shumë reagime tek mediat e tjera serbe të cilat njihen për qasje sistematike kundër Kosovës.
“Skandali në RTS që e ngriti Serbinë në këmbë. Të gjithë janë në shok për shkak të kësaj gjëje të tmerrshme në lidhje me Kosovën në Shërbyesin Publik”, ka shkruar “Pravda”./ Gazeta Sinjali/