image Ministrja e Arsimit thotë se shkollat po fshehin rastet e dhunës - Sinjali

Ministrja e Arsimit thotë se shkollat po fshehin rastet e dhunës

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk po raportohen rastet e dhunës në shkolla.

Nagavci gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera bëri të ditur se janë buxhetuar pagat për 520 psikologë e pedagogë, por në institucione edukativo-arsimore janë vetëm 146.

“Për fat të keq ende ekziston tendenca që të fshihen rastet e tilla me frikën se raportimi i rasteve do të bëjë përhapje të një paragjykimi se shkollat nuk janë aq të mira. Ndonëse janë bërë hapa pozitivë në raport me raportimin të rasteve të dhunës, në vitin 2018-2019 kemi pasur gjithsej 18 raste të raportuara, në vitin 2020-2021, 15 raste të raportuara. Gjatë vitit 2021-2022 në këtë sistem janë raportuar 20 raste. Ne mendojmë se nuk janë të raportuara mjaftueshëm. Madje me një konferencë të djeshme me komisionin nga përfaqësuesit e institucioneve të policisë u njoftuam se gjatë vitit të kaluar kanë qenë rreth 200 raste të raportuara”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Arsimit janë raportuar vetëm 20 raste të dhunës në shkolla, por në Policinë e Kosovës gjatë vitit 2021-2022 janë raportuar 200 raste të tilla.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin