image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e paralajmëruar për ditën e sotme, 10 gusht 2021.

10:00 – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon debatin publik lidhur me Projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

10:00 – Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për medie. (MD, Ndërtesa e ish-Rilindjes).

10:30 – Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave. (Zyra qendrore e ATK-së).

11:00 – Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raportojnë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:30 – Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” në Prishtinë protestojnë. (Para Komunës së Prishtinës)

13:00 – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek, mbajnë konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës)./Gazeta Sinjali/