image Gjendet trupi i një 12-vjeçareje në një valixhe në Paris

Botë

Gjendet trupi i një 12-vjeçareje në një valixhe në Paris

news image

Trupi i një vajze 12-vjeçare është gjetur brenda një valixhe në Paris, sipas raportimeve.

Babi dhe nëna ishin të shqetësuar pasi vajza nuk kishte arritur në shtëpi nga shkolla atë ditë, pastaj nëna e raportoi zhdukjen e sajë në stacionin e policisë lokale në rajonin e 19-të verilindor të kryeqytetit francez, raporton BFMTV.

Detektivet kanë nisur më shpejtësi një hetim pasi zbuluan shenja rrëmbimi në bodrumin e shtëpisë së familjes.

Pamjet e CCTV me pas treguan një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe, e cila më vonë u gjet disa rrugë më tutje në rrugën Hautpoul me trupin e vajzës brenda valixhes.

Fytyra e vogëlushes ishte e mbuluar me shirit dhe ajo kishte edhe disa prerje në fyt. Ekzaminimi pas vdekjes do të bëhet të shtunën.

Katër persona janë në paraburgim, por nuk dihet se për çfarë janë arrestuar, mes tyre është edhe njeriu që lajmëroi policinë pasi zbuloi valixhen, raporton Sky News.

/GazetaSinjali/