image Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit shpenzoi mbi 10 mijë euro për ndejën e fundvitit

Politikë

Financa/ Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit shpenzoi mbi 10 mijë euro për ndejën e fundvitit

news image

10 mijë e 470 euro i ka kushtuar ndeja e fundivitit Telekomit të Kosovës për ta festuar vitin 2019. Fiks 7 mijë e 470 euro janë shpenzuar vetëm për ushqim dhe pije, ndërsa 3 mijë euro janë shpenzuar vetëm për muzikë, dekorim dhe pije ekstra.

Gazeta Sinjali ka siguruar faturën e shpenzimeve të nejës së fundvitit të mbajtur më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Aty stafi i Telekomit të Kosovës kanë shpenzuar fiks 10 mijë e 470 euro, përkundër se kjo ndërmarrje publike ishte në prag të falimentimit.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e sigurta se një ndejë të njëjtë, në po të njëjtin vend do ta festojnë edhe sonte stafi i Telekomit të Kosovës.

“Annex Bar” ishte lokali në qendër të Prishtinës që ishte mbajtur kjo ndejë vitin e kaluar nga Telekomi i Kosovës dhe përsëri sonte në të njëjtin vend do të mbahet. Nuk duhet saktë sesa para do t’iu kushtojë sonte festimi i përmbylljes së vitit Telekomit të Kosovës.

Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe në ditët e kaluara për shpenzimet e kësaj ndërmarrje. Kunata e  Ramush Haradinajt kishte shpenzuar mbi 300 euro vetëm për një drekë zyrtare. Në faturë të siguruar shihej se në këtë drekë zyrtare ishte porositur edhe oktapod në skarë.

Në drekë zyrtare duhet të jetë ndarë i kënaqur edhe Trim Musliu, këshilltari i drejtorit ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefit. Ai në një drekë zyrtare nga buxheti i kësaj ndërmarrje ka shpenzuar për raki dardhe e levrek deti.

Në anën tjetër vetëm dy ditë më parë Gazeta Sinjali raportoi për udhëtimin dy ditorë të Bedri Istrefit si dhe drejtorit të teknikës, Faton Isufit, ku shpenzuan afër 1 mijë e 700 euro. Vetëm për gjumë në hotelin me 5 yje, Istrefi dhe Isufi shpenzuan 800 euro./Gazeta Sinjali/