image Zëvendësdrejtorët e të njëjtit departament në Telekom u rrahën mes vete në ndejën e fundvitit

Kosovë

Detaje/ Zëvendësdrejtorët e të njëjtit departament në Telekom u rrahën mes vete në ndejën e fundvitit

news image

Rrahje dhe plagosje, ky ka qenë bilanci i ndejës së fundvitit të mbajtur mbrëmë nga Telekomi i Kosovës në një nga lokalet në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Pak para mesnatës ty një rrahje e paprecedentë ka ndodhur ndërmjet dy zyrtarëve të Telekomit.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rrahja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet Arsim Ramadanit dhe Shaban Ramajt, të dy zëvendësdrejtorë në Departamentin e Logjistikës në Telekomin e Kosovës.

Rreth 20 zyrtarë tjerë të Telekomit kanë tentuar ta ndalin rrahjen mes zëvendësdrejtorëve, e cila nisi në festë dhe përfundoi te dera e lokalit, ku u dëgjua një shkrepje arme, nga e cila Shaban Ramaj mbeti i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Ramaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ai ka deklaruar në Polici se është plagosur nga arma me të cilën kishte shkrepur vetë.

“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Për këtë rast, me urdhër të prokurorit një person është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/

Arsim Ramadani, zëvendësdrjetor në Departamentin për Logjistikë
Shaban Ramaj, zëvendësdrejtor në Departamentin për Logjistikë