image Këshilltari i drejtorit të Telekomit të Kosovës në drekë zyrtare me raki dardhe e levrek deti

Fatura/ Këshilltari i drejtorit të Telekomit të Kosovës në drekë zyrtare me raki dardhe e levrek deti

news image

Trim Musliu, këshilltar i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, vazhdon t’i kushtojë buxhetit me drekat dhe darkat zyrtare të tij.

Vetëm për tri dreka zyrtare, Musliu ka shpenzuar afër 350 euro në bazë të faturave që ka siguruar Gazeta Sinjali.

Në faturën e 24 tetorit, këshilltari i kryeshefit ekzekutiv ka shpenzuar 139 euro e 80 cent për drekë zyrtare. Ai me shoqëruesit e tij janë ushqyer me kallamari në skarë, krudo mix, sallatë rukolla e ujë rugove.

Përveç kësaj, me faturë zyrtare është konsumuar levrek deti që kushtoi më shumë se 55 euro dhe oktapod në vlerë të 14 eurove.

Këshilltari i Bedri  Istrefit, ka vazhduar qejfin e tij me raki dardhe e raki rrushi në drekën e 14 nëntorit të këtij viti.

Përveç pijeve alkoolike, në këtë drekë zyrtare është konsumuar përsëri levrek deti, çmimi i së cilës është 52 euro e 70 cent. Kjo drekë është pasuar edhe me ushqime të tjera që në total kanë kushtuar 106 euro.

Në faturën e 4 nëntorit që ka siguruar Gazeta Sinjali, Musliu ka shpenzuar 103 euro për ushqim dhe pije ndonëse nuk saktësohet se çfarë ushqimi është konsumuar.

Musliu kishte mbajtur për një kohë të shkurtër postin e kryeshefit të Telekomit, pas dorëheqjes së Gent Begollit, në ndërkohë ishte përfshirë në skandal tjetër financiar.

Duke qenë regjisor dhe producenti i filmit “Mala” dhe njëkohësisht i punësuar në Telekomin e Kosovës, Musliu kshte shpërblyer me ndihmë financiare nga buxheti i Telekomit, filmin e tij me 300 mijë e 15 euro, prodhim i kompanisë “Morea SHPK”. /Gazeta Sinjali/