Doktori i Paris Saint-Germain shprehu shqetësimin për gjendjen e mesfushorit Angel Di Maria, shkruan Le Parisien.
Përfaqësuesi i stafit mjekësor i shprehu trajnerit të klubit francez, Thomas Tuchel, shqetësimin se argjentinasi 32-vjeçar vuan nga pagjumësia dhe përjeton periudha depresioni dhe ankthi.
Shkaku i mundshëm i kësaj gjendje mendohet të jetë përfundimi i hershëm i sezonit të Ligue 1, ku PSG mori titullin e ekipit kampion dhe izolimi për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Sipas një burimi, bashkëshortja e Di Maria u ka thënë të afërmve të saj, se burri i saj po sillet si një mumje.