image Teksti i tmerrshëm i Gjuhës Shqipe për klasën e dytë që fyen nxënëset me syze

Kosovë

Arsim/ Teksti i tmerrshëm i Gjuhës Shqipe për klasën e dytë që fyen nxënëset me syze

news image

Nxënësit e klasës së dytë në Kosovë lexojnë tekste të tmerrshme që ofendojnë nxënëset me trup të shkurt dhe ato që bartin syze, raporton Gazeta Sinjali.

Në librin e Gjuhës Shqipe për klasat e dytë nxënësit lexojnë tekste ku ofendohen rëndë nxënësit.

I tillë është edhe një tregim për “Kamilen”. Aty personazhi cilësohet si picirruke një pëllëmbë e gjatë dhe me syze të mëdha që i ngjasojnë fenerit antimjegull.

“Kamila është një picirruke një pëllëmbë e gjatë, me zye të mëdha që duken si fenerë antimjegull. Sa hijeshi i japin ata dy gërshetëza të zinj që i mban lidhur me fjongo të vogla rozë e që bëjnë pirueta sa herë rrotullohet vrulltaz”, thuhet në këtë libër./Gazeta Sinjali/