Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 14:00, do të organizojë një protestë paqësore në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Protesta do të mbahet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe ka për qëllim të kundërshtojë çdo kufizim të përdorimit të gjuhës shqipe, si dhe të kërkojë respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.
Ky organizim vjen pas protestave të ngjashme që janë zhvilluar edhe në Shkup dhe në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë kanë reaguar ndaj çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.
Organizatorët kanë ftuar studentët, profesorët dhe qytetarët që t’i bashkohen tubimit për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë kauzë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!