image Hiqet “20%”, vendosen termet “Gjuha Shqipe” dhe “populli shqiptar” në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Hiqet “20%”, vendosen termet “Gjuha Shqipe” dhe “populli shqiptar” në Maqedoninë e Veriut

news image

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, njëherit edhe shef i grupit parlamentarë në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth heqjes së termit të “20%”-shit dhe ka komentuar edhe kërkesën e kreut të opozitës Maqedonase Hristian Mickoski për heqjen e Badenterit dhe Balaserit.

Ademi ka thënë se ka ardhur koha që të hiqet termi “20%” dhe zëvendësimin e të njëjtit me formulim adekuat siç është “Gjuha Shqipe” dhe “Populli Shqiptar”.

Nënkryetari i BDI-së ka njoftuar se konsultat për të njëtën çështje do të vazhdojnë edhe me partnerët ndërkombëtarë me ndihmën e të cilëve edhe është arritur Marrëveshja e Ohrit.

“Të gjitha të arriturat në të gjitha dimenzionet në vendin tonë janë si rezultat i partneritetit të ngushtë edhe me miqt tanë, përfshirë këtu edhe formulimet të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit”, deklaroi Ademi.

Nga ana tjetër, shtoi se është për të ardhur keq për qëndrimin e Hristian Mickoskit për heqjen e “Badenterit” dhe “Balanserit”, shtoi se këto çështje janë të një rëndësie kruciale dhe të njëjtat sollën deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, raporton indeks.mk

“Shumica e badenterit, apo shumica e dyfishtë. Vetëm sa për të rikujtuar, një mekanizëm I tillë u parashikua për të evituar majorizimin për të gjitha çështjet të cilat i prekin bashkësitë e tjera, jo-maqedonase dhe sigurisht se kthim mbrapa nga e njëjta zgjidhje nuk mund të ketë”, shtoi ademi.

Duke folur për “Balansuesin”, Ademi deklaroi se e njëjta duhet forcuar dhe jo larguar.

“Deri para vitit 2001, ne e dijmë se sa shqiptarë e sa pjestarë të komuniteteve të tjera ishin pjesë e sektorit publik, administratës shtetërore dhe sa janë tani. Mendojmë se gjithashtu do të duhet të një zgjidhje e tillë e cila saksionon diskriminimin pozitiv, pra vet balacuesi të jetë funksional, madje edhe ta mbindërtojmë që most ë ketë keqpërdorime sa i përket implementimit të këtij mekanizmi e assesi nuk mund të diskutohet për abrogimin ose shfuqizimin e kësaj zgjidhje”, përfundoi Ademi.

Ndryshe, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti javë më parë në Kuvend, takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin konkluduan që në momentin e hapjes së Kushtetutës duhet të ndryshohet edhe termi “20%” dhe të zëvendësohet me terme adekuate.

/Gazeta Sinjali/