image Teksas, pacientët në gjendje të rëndë nga koronavirusi “dërgohen në shtëpi për të vdekur” - Sinjali

Teksas, pacientët në gjendje të rëndë nga koronavirusi “dërgohen në shtëpi për të vdekur”

news image

Në një pjesë rurale të Teksasit Jugor pacientët e prekur me COVID-19 do të “dërgohen në shtëpi për të vdekur”, nëse vlerësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Rajoni Starr kishte tre javë pa ndonjë rast me koronavirus në fillim të pandemisë. E gjithë kjo në saje të ndalimit të tubimeve të njerëzve, testimeve të qindra banorëve në ditë si dhe mbajtja e maskave, shkruan star-telegram.

Por, pasi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott lëshoi urdhër për rihapjen e shtetit, duke tejkaluar kontrollin dhe vendimmarrjen lokale, rastet e COVID-19 u rritën.

Tani është raportuar një numër alarmues i rasteve të reja çdo ditë, tregojnë të dhënat. Spitali Memorial i rajonit të Starrit – spitali i vetëm – është i tejmbushur me pacientë COVID-19.

Rajoni është detyruar të formojë atë që po krahasohet me të ashtuquajturin “panel vdekjeje”. Një bord shëndetësor është krijuar të autorizojë udhëzimet e kujdesit kritik që do të ndihmojë punonjësit e mjekësisë të përcaktojnë mënyrat e shpërndarjes së burimeve të pakta mjekësore për pacientët me shansin më të mirë për të mbijetuar.

Një komitet do të vlerësojë se cilët pacientë me COVID-19 ka të ngjarë të vdesin dhe t’i dërgojnë ata në shtëpi me familjen, tha Jose Vasquez, drejtor i spitalit Memorial Starr.

“Situata është e dëshpëruar,” tha Vasquez. “Ne nuk mund të vazhdojmë të funksionojmë në këtë formë dhe numrat janë befasues. Tani duhet të vlerësojnë se cilat raste mund të mbijetojnë nga coronavirusi dhe ato që vlerësohen se nuk mund të shërrohen, do të lejohet të vdesin në shtëpi”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: