Një gjykatës federal i emëruar nga Trump në Teksas ka urdhëruar ndalimin e një pilule të përdorur gjerësisht për abortin, mifepristone, duke shkaktuar tensione mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të abortit.
Departamenti i Drejtësisë ka lëshuar një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland duke njoftuar synimin e tyre për të apeluar vendimin e gjykatës së Teksasit.
“Departamenti i Drejtësisë nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Qarkut të Teksasit dhe do të apelojë vendimin e gjykatës”, thuhet në deklaratë.
“Vendimi i sotëm rrëzon gjykimin e ekspertit të FDA-së, të dhënë mbi dy dekada më parë, se mifepristoni është i sigurt dhe efektiv. Departamenti do të vazhdojë të mbrojë vendimin e FDA.”
Ndërkohë, administrata e Biden tha se gjithashtu se planifikon të apelojë vendimin.
“Sot një gjykatës i vetëm federal i qarkut në Teksas vendosi që një ilaç me recetë që ka qenë i disponueshëm për më shumë se 22 vjet, i miratuar nga FDA dhe i përdorur në mënyrë të sigurt dhe efektive nga miliona gra këtu dhe në mbarë botën, nuk duhet të miratohet më në Shtetet e Bashkuara.
“Gjykata në këtë rast e ka zëvendësuar vendimin e saj me FDA, agjencinë e ekspertëve që miraton ilaçet, “ tha Joe Biden.
Ai shtoi se vendimi “një tjetër hap i paprecedentë në heqjen e lirive themelore nga gratë dhe vënien në rrezik të shëndetit të tyre”.