image Teksa po pozonte duke festuar për fundin e karantinës, 31-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe vdes

Botë

Turqi/ Teksa po pozonte duke festuar për fundin e karantinës, 31-vjeçarja bie nga shkëmbi dhe vdes

news image

Një grua 31-vjeçare ka rënë nga një shkëmb dhe ka ndërruar jetë, në përpjekje për të bërë pozën perfekte që të festonte fundin e karantinës. Ngjarja ka ndodhur në Turqi.

Olesya Suspitsyna nga Kazakistani ra në momentin kur shoqja e saj po bëhej gati për shkrepjen e fotos në Antalia. Incidenti ndodhi të dielën, kur qeveria vendosi lirimin e masave në qytet.

Sipas mediave turke, 31-vjeçarja po shëtiste në një zonë që njihet për ujëvarat e bukura dhe gjatë shëtitjes vendosi që të bënte një foto të guximshme në buzë të një shkëmbi, me ujëvarat në sfond.

Olesya rrëshqiti në bar, humbi ekuilibrin dh era nga një lartësi prej 35 metrash. /Gazeta Sinjali/