image "Tekat personale të presidentes" - Musliu i kërkon llogari ministrit Mehaj për uniformën e burrit të Osmanit

Politikë

“Tekat personale të presidentes” – Musliu i kërkon llogari ministrit Mehaj për uniformën e burrit të Osmanit

news image

Ganimete Musliu kritikoi burrin e presidentes Vjosa Osmani për veshjen e uniformës, derisa pyetjet e saj ia ka drejtuar ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, duke i kërkuar llogari për shfaqjen e Prindon Sadriu me uniformën e FSK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithëse ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nuk ishte në sallën e Kuvendit, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga ai sqarim për pjesëmarrjen e bashkëshortit të presidentes në ushtrimin e FSK-së ditë më parë si dhe veshjen e uniformës ushtarake nga ai.

“I nderuari ministër, cfarë grade mbanë bashkëshorti i presidentes, si reservist që është ai, si është i obliguar të marrë pjesë në trajnime? A ka pasur ftesë dhe nga kush? Nëse nuk ka pasur ftesë, në çfarë cilësie ka marrë pjesë? Nëse ka marrë pjesë në cilësinë e burri të presidentes pse e ka veshur uniformën e FSK-së? nëse ka marrë pjesë si ushtarak rezervë, atëherë pse është rrështuar përkrah gjeneralit të FSK-së, kur këtë nuk ia lejon grada”, ka pyetur Musliu.

Musliu ka pyetur nëse e gjithë kjo është shkelje e protokollit ushtarak për plotësimin e “tekave personale të presidentes”, siç e quajti ajo. /Gazeta Sinjali/