image Tejkalim i rrezikshëm/ Për një fije floku nuk përplaset me veturat e parkuara në Prishtinë (VIDEO)

Sinjalizime

Tejkalim i rrezikshëm/ Për një fije floku nuk përplaset me veturat e parkuara në Prishtinë (VIDEO)

news image

Një veturë e tipit golf, ka bërë një tejkalim të rrezikshëm tek rruga “B” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

 Në një video që ka dërguar një sinjalizues, një veturë shihet duke bërë tejkalim nga ana e kundërt me një shpejtësi të madhe.

Sipas sinjalizuesit, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00.

Kjo veturë madje ka rrezikuar t’i përplasë edhe veturat e tjera, të cilat ishin të parkuara në atë zonë.

Për më shumë shihni pamjet:

/GazetaSinjali/