image Ukrainë, pamje ekskluzive të luftimeve në frontin më të ashpër në lindje të vendit
[wp-story id="814678"]

Evropë

Ukrainë, pamje ekskluzive të luftimeve në frontin më të ashpër në lindje të vendit

news image

Betejë brutale për Bakhmutin, ku trupat ukrainase po luftojnë agresionin rus. Këto imazhe ekskluzive janë realizuar nga vetë ushtarët. Komandantët e tyre thonë për CNN se dhjetëra jetë njerëzish po sakrifikohen atje çdo ditë.

Rruga për në qytezë zhytet në smog të dendur dhe rrezik. Jemi të detyruar të ndalojmë dhe të gjejmë strehë. Ndërsa kemi hyrë në periferi të Bakhmutit, të shtënat intensive me artilerinë ruse dëgjohen fort. Nga gjithçka kemi parë, çdo gjë që kemi dëgjuar, ky është padyshim një prej terreneve më të kontestuara në të gjithë konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Aq e ashpër është lufta sa ne u larguam me shpejtësi, duke lënë pas breshërinë e pamëshirshme”, tregon gazetari i CNN. Pjesa më e madhe e kësaj beteje luftohet duke shmangur kërcënimin e artilerisë, në bunkerët e nëndheshëm si ky këtu, ku komandantët lokalë, të tillë si Pavlo, mund t’i përgjigjen sulmeve ruse.

BETEJA BAKHMUT CNN frame 1013 1280x720 1

“Ata sulmojnë pozicionet tona nga mëngjesi deri në darkë”, thotë ai. Problemi më i madh sipas tij, është se pala ruse i tejkalon ndjeshëm në numër. Por përdorimi inovativ i pajisjeve teknologjike me kosto të ulët, po i ndihmon të tejkalojnë hendekun. Në një tjetër bunker në vijën e luftës, pamë se si dronët e disponueshëm në treg, po i japin përparësi Ukrainës.

“Është e jashtëzakonshme, pasi sapo kemi parë sulme artilerie në këtë pozicion, i cili sipas operatorëve ukrainas të dronëve është i mbushur me rusë. Mund të shohësh ushtarët e Moskës, ashtu si po bëjmë ne tani, në kohë reale, duke vrapuar drejt një vendstrehimi, teksa artileria ukrainase godet pozicionet e tyre”, tregon Matthew Chance.

BETEJA BAKHMUT CNN frame 4062 1280x720 1

Por komandantët në frontin e luftës, të tillë si Tuman, thonë se po u mbarojnë fishekët. Edhe armët që SHBA-ja u ka dërguar po shterojnë përballë presionit konstant. Ata pohojnë se kanë nevojë për më shumë municione, në mënyrë që beteja për Bakhmut, të fitohet.

/GazetaSinjali/