Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.
Menagjmenti dhe stafi i TKK-së u ka shprehur ngushëllime familjes Kraja, kolegëve të regjisores dhe të gjithë artdashësve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve”.
TKK njofton se në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komununitetit artistik është anuluar shfaqja e planifikuar për natën e sotme.
Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Rrethanat e vdekjes së saj janë ende të dyshimta për Policinë. /Gazeta Sinjali/