Ish-protagonistja e “Përputhen” që e ka bërë zakon të ndryshojë shumë shpesh në dukje, kësaj here është bërë një bionde.
Tea ka ndarë një foto pas këtij transformimi me ndjekësit e saj në Instagram.
Mirëpo, opinionistit Arjan Konomi, mendja i ka shkuar diku tjetër. Sipas tij, Tea mund të ketë rënë në dashuri.
“Të ka hypur një nur aq i bukur siç ndodh kur njeriu bie në dashuri” – është shprehur Arjani teksa Tea ka pyetur: “A thua?”.
Duke qenë se parashikimet e Arjanit kanë qenë shpesh në limitet “profetike” edhe atëherë kur janë dukur shumë larg me realitetin, s’është larg mendsh që e vërteta të jetë kjo që e ka thënë opinionisti./Gazeta Sinjali/