Disa të rinj në Stamboll kanë organizuar një festë dedikuar koronavirusit gjatë këtyre ditëve në izolim. Ata janë veshur të gjithë si mjekë e doktorë me uniformë dhe me maska dhe të gjithë festën e kanë transmetuar live në rrjetet sociale.
80 të rinjtë po argëtoheshin me muzikë dhe alkool. 11 prej tyre u vunë në pranga, duke përfshirë dhe pronarin e ndërtesës dhe tani ndodhen në arrest shtëpie. /Gazeta Sinjali/