image Të vdekur nga COVID-19, ky shtet regjistron shifër rekorde brenda ditës

Botë

Të vdekur nga COVID-19, ky shtet regjistron shifër rekorde brenda ditës

news image

Shteti i Rusisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19, ku ka regjistruar 232 vdekje, shifër rekorde një ditore.

Këto 232 vdekje në 24 orët e fundit në Rusi, kanë rritur shkallën e vdekjeve në total deri më tani, nga koronavirusi në 4 mijë e 374.

Zyrtarët thanë se 8 mijë e 572 infeksione të reja ishin konfirmuar, duke e çuar numrin kombëtar në 387 mijë e 623.

Ky është numri i tretë më i lartë i raportuar në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit./ Gazeta Sinjali/