image Të shtunën i jepet lamtumira ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, kjo është agjenda ceremonisë së varrimit

Sociale

Të shtunën i jepet lamtumira ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, kjo është agjenda ceremonisë së varrimit

news image

Gjatë ditës së djeshme është ndarë nga jeta ish-kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Nën patronatin e kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, komuna e Istogut ka organizuar ceremoninë e varrimit të Haki Rugovës.

Rugova do të varroset në orën 15:00, në varrezat e fshatit “Cerrcë”.

Haki Rugova ishte kryetar i Komunës së Istogut për tri mandate që nga viti 2010 deri në vitin 2021.

Rugova aktualisht mbante pozitën e kryetarit të Degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

/GazetaSinjali/