image Të shtënat me armë zjarri shqetësojnë banorët e fshatit Remnik të Vitisë, plumbi godet murin e verandën e një shtëpie

Siguri

Të shtënat me armë zjarri shqetësojnë banorët e fshatit Remnik të Vitisë, plumbi godet murin e verandën e një shtëpie

news image

Foto ilustruese


Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

E mbrëmjen e kaluar banorët e Remnikut të Vitisë janë shqetësuar nga të shtënat me armë zjarri të cilat u dëgjuan në fshat.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku persona ende të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Si pasojë një predhë ka përfunduar në murin e verandës së një shtëpie.

Pas denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar predhën e cila dyshohet të jetë e armës që u përdor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren pasi të identifikohen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/