image Të shtëna në selinë e CIA-s, agjenti i FBI-së plagos sulmuesin e armatosur

Botë

Të shtëna në selinë e CIA-s, agjenti i FBI-së plagos sulmuesin e armatosur

news image

Një agjent i selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës – CIA në Virginia, ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një sulmuesi të armatosur që ishte shfaqur para hyrjes së agjencisë.

Sipas një komunikate të FBI-së i dyshuari kishte dalë nga vetura e tij i armatosur dhe në ato momente njëri nga agjentët kishte gjuajtur me armë.

I dyshuari pas plagosjes është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në postimin e bërë në Twitter, thuhet se agjentët e FBI-së kishin qëlluar në drejtim të shoferit.

/GazetaSinjali/