image Të shtëna me armë zjarri në Veri

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Veri

news image

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në veri të Republikës së Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se Policia është njoftuar nga banorët për këto të shtëna, mirëpo ende nuk dihet lokacioni i saktë.

Deri tani nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar ose dëme materiale, mirëpo për çdo detaj Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informata më të hollësishme, por deri në publikimin e këtij artikulli, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/