Rreth orës 13:00, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Arsyet ende nuk dihet se pse janë dëgjuar këto të shtëna, por Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali kanë thënë se nuk ka persona të lënduar si dhe njësitet relevante kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth ores 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri ne rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Gazetën Sinjali.