Dy punëtorë të sigurimit në Lipjan kanë qenë në shënjestër të tytave të armëve nga disa persona të panjohur, mbrëmë rreth orës 21:57, raporton Gazeta Sinjali.
Të dy rojtarët ishin në vendin e tyre të punës, në një kompani, kur disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tyre.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjeti dhe sekuestroi disa gëzhoja.
Nuk është raportuar për persona të lënduar. Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/