image Të shtëna me armë në Mitrovicë, të dyshuarit u kapën nën Urën e Ibrit

Siguri

Të shtëna me armë në Mitrovicë, të dyshuarit u kapën nën Urën e Ibrit

news image

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në shëtitoren “Key” në Mitrovicë, rrugës për në Suhadoll, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se dy persona janë arrestuar nën Urën e Ibrit, nën dyshimet për të shtënat.

Sinjali po ashtu ka mësuar se revolja që është përdorur në rast është gjuajtur në lumin Ibër.

Fillimisht, të njëjtit janë dërguar në Stacionin Policor të Mitrovicës së Jugut pastaj në Veri./Gazeta Sinjali/