Mbrëmë Policia në Gjakovë arrestoi tre persona si të dyshuar për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, shkruan Sinjali.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ku tre të dyshuarit ia kanë drejtuar armë njëri-tjetrit. Sipas Policisë një herë është shtënë me një armë.
Pasi njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy revole, një kallashnikov, katër karikatorë dhe 90 fishekë
“Në vendin e ngjarjes gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.