image Të shtëna me armë në Fier, plagoset një person, autorët largohen dhe e djegin veturën

Shqipëri

Të shtëna me armë në Fier, plagoset një person, autorët largohen dhe e djegin veturën

news image

Mbrëmë pas mesnate, Policia në Shqipëri ka njoftuar se në lagjen Mbrostar-Ferko të Fierit, është plagosur me armë zjarri në banesën e tij një 50-vjeçar.

N.Xh, banues në Vlorë, është lënduar në krah.

Njoftohet po ashtu se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

“Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/