image Të shtëna me armë në Çikago, shtatë persona të plagosur

Siguri

Të shtëna me armë në Çikago, shtatë persona të plagosur

news image

Afër një parku lojërash në Çikago të SHBA-së, janë plagosur shtatë persona gjatë të shtënave në West Side të Çikagos.

Sipas policisë, rreth orës 1:20 të mëngjesit të së dielës, një grup i njerëzve ishin duke qëndruar në park kur dikush hapi zjarr nga një veturë “Camaro”, ngjyrë e zezë.

Raportimet e fundit thonë se një 21 vjeçar u godit në ije dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Një tjetër 25 vjeçare u godit në krah dhe këmbë dhe u dërgua në të njëjtin spital. Ndërsa një 22 vjeçare poashtu është goditur dhe u dërgua për trajtim mjekësor. Ajo thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkaq një burrë rreth 20 vjeç dhe një grua, 19 vjeç, u dërguan në Spitalin Stroger, ka thënë policia atje. Burri u godit në anën e djathtë të trupit dhe gruaja u godit në këmbë. Të dy janë raportuar në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë. /Sinjali/