image Lodra me figurën e Zelenskyt, shkak për mbledhjen e afër 150 mijë dollarëve deri tani - Sinjali

Lodra me figurën e Zelenskyt, shkak për mbledhjen e afër 150 mijë dollarëve deri tani

news image

Një artist me bazë në Çikago ka mbledhur 145,000 dollarë deri më tani në përpjekje për të ndihmuar popullin në Ukrainë duke bërë një figurë të stilit Lego të Presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky.

Figura mini, nga krijuesit e Legos me porosi Citizen Brick, doli në shitje me një çmim prej 100 dollarësh dhe u shit shpejt, shkruan BBC.

Paratë e mbledhura janë dhuruar për bamirësinë Direct Relief, të cilët kanë dërguar ndihmë mjekësore në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin