Afër një parku lojërash në Çikago të SHBA-së, janë plagosur shtatë persona gjatë të shtënave në West Side të Çikagos.
Sipas policisë, rreth orës 1:20 të mëngjesit të së dielës, një grup i njerëzve ishin duke qëndruar në park kur dikush hapi zjarr nga një veturë “Camaro”, ngjyrë e zezë.
Raportimet e fundit thonë se një 21 vjeçar u godit në ije dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.
Një tjetër 25 vjeçare u godit në krah dhe këmbë dhe u dërgua në të njëjtin spital. Ndërsa një 22 vjeçare poashtu është goditur dhe u dërgua për trajtim mjekësor. Ajo thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkaq një burrë rreth 20 vjeç dhe një grua, 19 vjeç, u dërguan në Spitalin Stroger, ka thënë policia atje. Burri u godit në anën e djathtë të trupit dhe gruaja u godit në këmbë. Të dy janë raportuar në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë. /Sinjali/