image Të shtëna me armë ndërmjet Policisë dhe grabitësve, 4 të vdekur në Florida

Botë

SHBA/ Të shtëna me armë ndërmjet Policisë dhe grabitësve, 4 të vdekur në Florida

news image

Katër persona kenë mbetur të vdekur në Florida, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe një furgoni të vjedhur, pas një grabitje në një argjendari.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në Coral Gables, të Miami ku dy persona pasi grabitën një argjendari morën peng një furgon së bashku me shoferin.

Të vrarë nga të shtënat mbetën dy grabitësit, shoferi i furgonit dhe një tjetër person të cilin e zunë aksidentalisht plumbat, teksa kalonte në rrugë.

Mes viktimave nuk ka agjentë policie. Ndërkohë një punonjës i argjendarisë së grabitur mbeti i plagosur.