image Të shtëna armësh në qendër të Kievit (PAMJE)

Botë

Të shtëna armësh në qendër të Kievit (PAMJE)

news image

Të shtëna armësh midis Kievit, janë dëgjuar edhe sot në orët e pasdites së vonë.

Korrespondentë të mediave të huaja kanë shkruar se, përkundër zotimeve të Rusisë për ndërprerje të sulmeve në kryeqytetin ukrainas, luftimet ende po vazhdojnë.

“Po ndodh tani, në qendër të Kievit”, ka shkruar Paul Ronzheimer, korrespondent i gazetës gjermane Bild në Kiev.

Për të shtëna armësh ka raportuar edhe korrespondenti ndërkombëtar nga Kievi, Yosef Yisrael.

“Të shtëna tani në qendër të Kievit”, ka shkruar ai shkurt në Twitter.

/GazetaSinjali/