image Të shqetësuar në OBSH: Numri i të rinjve me koronavirus është duke u rritur

Botë

Të shqetësuar në OBSH: Numri i të rinjve me koronavirus është duke u rritur

news image

Drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, ka thënë se është i shqetësuar për numrin gjithnjë në rritje të të rinjve me koronavirus.

Kluge ka theksuar se raportet e fundit tregojnë se është duke u rritur përqindja e të rinjve të infektuar me koronavirus.

“Ajo që ndryshon tani, ndonëse pa provë përfundimtare shkencore, është se po pranojmë raporte nga autoritetet civile dhe shëndetësore rreth një përqindjeje më të lartë të infektimeve tek të rinjtë”, ka thënë ai.

BBC-ja e ka pyetur OBSH-në për më shumë detaje. Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i është thënë se nuk duan të veçojnë ndonjë shtet, por janë përmendur këta shembuj.

Në Suedi, ka pasur rritje dramatike të rasteve tek ata nën moshën 49 vjet deri kah mesi i qershorit. Që nga ajo kohë, numri i këtyre rasteve ka pësuar rënie, por grupmosha 20-29 aktualisht ka më shumë raste në 100.000 banorë sesa ndonjë grupmoshë tjetër në këtë shtet.

Në Irlandë, deri më 28 korrik, pothuajse 60 për qind e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19 kanë ndodhur tek personat nën moshën 45-vjeçare.

Në Izrael, përhapja e kohëmëparshme e rasteve është lidhur me shkollat. Në shifrat më të reja, rreth një e pesta e rasteve kanë ndodhur tek personat e moshës 10 deri më 19 vjet dhe një e pesta në grupmoshën 20-29 vjet./ Gazeta Sinjali/