image Statistikat e frikshme të Ronaldos me Portugalinë

Futboll

Statistikat e frikshme të Ronaldos me Portugalinë

news image

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me përfaqësuesen e Portugalisë.

Portugezi, në sfidën ndaj Luksemburgut, arriti shifrën e 115 golave me kombëtaren e tij, diçka që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër në historinë e futbollit.

Në ndeshjet eliminatore të muajit shtator Ronaldo theu rekordin e Ali Daei, iranianit të 109 golave me përfaqësuesen dhe pas një muaji ka shënuar 6 gola më shumë se ish-sulmuesi i Iranit.

Cristiano e dërgoi tri herë topin në rrjetë në fitoren 5-0 përballë Luksemburgut: dy golat e parë i shënoi me 11 metërsh në minutat 8’ dhe 13’, ndërsa të tretin personal tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt. 115 golat me përfaqësuesen Cristiano i ka realizuar në 182 ndeshje në total.

Pikërisht Luksemburgu, kundërshtari i fundit, është “viktima” e preferuar e 36-vjeçarit, pasi i ka realizuar 9 gola, më pas vijnë Lituania e Suedia me 7 finalizime e Andorra 6.   

Me këmbën e djathtë portugezi e ka çuar plot 61 herë topin në rrjetë, me të majtën 26 herë dhe më kokë në 28 raste.

Golat me aksion me fanellën e Portugalisë janë 89, nga goditjet e lira 10 dhe nga pika e bardhë e penalltisë 16.

CR7 është më produktiv në përfaqësuese pas minutës së 76-të, me 34 gola. Ricardo Quaresma e Joao Moutinho janë futbollistët që i kanë shërbyer më shpesh për gol secili në tetë raste.  /Gazeta Sinjali Sporti/