image Kane me startin më të dobët të viteve të fundit, statistikat e sezonit të kaluar dhe aktual

Futboll

Kane me startin më të dobët të viteve të fundit, statistikat e sezonit të kaluar dhe aktual

news image

Harry Kane nuk e ka nisur sezonin e ri ashtu siç jemi mësuar ta shohim pesë vitet e fundit.

Sulmuesi i Totenhemit fitoi “Këpucën e Artë” në Premier Ligë duke shënuar 23 gola sezonin e kaluar (+14 asistime).

Kapiteni i Anglisë u përfshi në 37 gola në total në 35 ndeshje të kampionatit gjatë sezonit të kaluar duke formuar një dyshe vrastare përpara porte me Sonin.

Por këtë sezon, pas 9 javëve të para, 28-vjeçari po has vështirësi të gjejë golin. Ai ka luajtur në 8 ndeshje, ka shënuar vetëm 1 gol, ndërkohë që në këtë fazë të kampionatit sezonin e shkuar kishte 7.

Ai ka bërë më pak goditje në portë: 18 këtë sezon ndaj 38 vitin e shkuar, ndërkohë që përqindjen e finalizimit e ka 5.6%, ndaj 18.4% gjatë 2020-‘21-shit.

Sulmuesi i Tottenhamit ka dhënë gjithashtu vetëm 1 asist, krahasuar me 8 në të njëjtën pikë 12 muaj më parë. Edhe shanset e krijuara i ka shumë herë më të pakta (7) ndaj 18 edicionin e shkuar.

Dhe pavarësisht se ylli i “Spursave” po tregohet lehtësisht më i saktë në pasim këtë vit, ai po bën një numër më të ulët kombinimesh me shokët e skuadrës.  /Gazeta Sinjali Sporti/