Të rinjtë e AAK-së kanë dalur edhe njëherë para qeverisë për ta kundërshtuar idenë e kryeministrit Albin Kurti për ta hequr taksën.
Derisa para pak ditësh kishin hedhur vetëm një kuti të improvizuar plazmash brenda ndërtesës dhe kishin vendosur disa parulla në rrethojat e objektit të qeverisë, sot kanë vendosur dy improvizime të kryeministres Ana Brnabiq dhe Albin Kurtit.
Me këtë, AAK dëshiron të tregojë se sipas tyre, Kurti po e do kthimin e produkteve serbe në Kosovë. /Gazeta Sinjali/