Një person ka raportuar në polici se sot rreth orës 03:10 të mëngjesit, persona të panjohur i kanë vënë flakën automjetit të tij për udhëtarë në fshatin Korminjan i poshtëm në Kamenicë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se automjeti kishte qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së ankuesit.
Në vendin e ngjarjes prokuroria ka gjetur mbetje të shishes në të cilën kishte material ndezës dhe e cila kishte shkaktuar dëme të mëdha materiale në pjesën e pasme të automjetit.
Ende nuk janë gjetur zjarrvënësit, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti i ka kaluar njësisë së hetimeve të stacionit policor në Ranillug./Gazeta Sinjali/