image Të paktën 20 të vdekur pas një tërmeti të fortë në Pakistan

Botë

Të paktën 20 të vdekur pas një tërmeti të fortë në Pakistan

news image

Një tërmet i fuqishëm rrëzoi të paktën një minierë qymyri dhe shumë shtëpi prej balte në jug-perëndim të Pakistanit, sot në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur më shumë se 200, tha një zyrtar.

Numri i të vdekurve pritej të rritej pasi ekuipazhet kërkonin në zonën e largët malore, tha Suhail Anwar Shaheen, zëvendës komisar lokal.

Të paktën katër nga të vdekurit u vranë kur miniera e qymyrit në të cilën ata punonin u shemb, tha Shaheen, duke cituar minatorët e qymyrit në zonë. Rreth 100 shtëpi gjithashtu u shembën, duke varrosur banorët e fjetur brenda.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ishte 13 km në veri-verilindje të Harnai në provincën Baluchistan, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan. Matja fillestare e fuqisë së tërmetit ishte 5.7 ballë, raporton Indepedent.

Zona, rreth 60 milje nga Quetta, kryeqyteti i provincës, është e mbushur me miniera qymyri, gjë që ka shqetësuar zyrtarët se numri i të vdekurve mund të rritet. Ai goditi herët në mëngjes ndërsa shumë minatorë ishin tashmë në punë.

Shumica e popullsisë në zonë jetojnë në shtëpi me tulla prej balte, shumë prej të cilave u shembën. Përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, por Shaheen tha se do të duheshin orë për të arritur në shumë nga zonat më të goditura./GazetaSinjali/