image Të pakënaqur me trajtimin, pacientët sulmojnë me thikë mjekun në Vushtrri

Kosovë

Shëndetësi/ Të pakënaqur me trajtimin, pacientët sulmojnë me thikë mjekun në Vushtrri

news image

Dy persona kanë sulmuar një mjek, mbrëmë rreth orës 22 e 40 në emergjencën që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri.

Policia ka dal në  vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje  ndaj viktimës-mjekut kujdestar.

Të dyshuarit kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që i është bërë njërit nga ta.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet ,,Kanosje dhe Sulm’’./Gazeta Sinjali/